Nxënësja nga Klina Robertina Preni fiton vendin e parë në ekspozitën e organizuar nga UNDP Kosova

Ekspozita artistike “Ku Fillon Gjithçka”, e organizuar nga UNDP Kosovë, është hapur disa ditë më parë me pjesëmarrjen e 30 shkollave të mesme nga mbarë Kosova, duke shërbyer si platformë për promovimin e talenteve të reja në artin pamor.

Në këtë ngjarje prestigjioze mori pjesë edhe Gjimnazi Luigj Gurakuqi – Klinë, i përfaqësuar nga nxënësja e talentuar Robertina Preni, nën mentorimin e profesorit të artit, Luan Jakupi.

Nga gjithsej 30 nxënës pjesëmarrës, Robertina u shpall fituese e vendit të parë, duke u dalluar për kreativitetin, përkushtimin dhe pasionin e jashtëzakonshëm për artin. Ky sukses konsiderohet një arritje e rëndësishme jo vetëm për nxënësen, por edhe për shkollën dhe komunitetin e Klinës.

Përfaqësues të institucionit arsimor shprehën krenarinë për këtë rezultat, duke theksuar se ky vlerësim është dëshmi se puna e vazhdueshme, talenti dhe mbështetja ndaj të rinjve japin fryte konkrete dhe të merituara.