Mori 3,300 euro duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë, arrestohet nga Policia

Një person është arrestuar nga policia nën dyshimin se i njëjti kishte marrë nga një grua dhe një burrë 3 mijë e 300 euro nën arsyetimin se do t’i rregullonte një çështje banimi.

Policia ka sqaruar me anë të raportit ditor, se i dyshuari ishte prezantuar si person zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë dhe kishte mashtruar viktimat duke u marrë para për t’u rregulluar çështjen e banimit përmes gjykatës.

Rasti sipas policisë është raportuar muajin e kaluar ndërsa arrestimi i të dyshuarit është bërë gjatë ditës së djeshme.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Pas intervistimit të të dyshuarit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

SHARE