Numri 90 i PDK-së Haxhi Raci: Qeveria Kurti dështoi në drejtësi!

Haxhi Raci, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së me numër 90, ka kritikuar ashpër pushtetin aktual për dështim në sistemin e drejtësisë.

Në një intervistë televizive, Raci ka theksuar se qeveria në krye me Albin Kurti nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna dhe nuk ka realizuar reformat e nevojshme në sundimin e ligjit.

Sipas tij, mungesa e reformave reale ka ndikuar drejtpërdrejt në besimin e qytetarëve dhe në funksionimin e drejtë të institucioneve, duke e lënë drejtësinë pa përparimin e premtuar.