Numri 7 i AAK-së, Luigj Ademi, kandidati i besueshëm për Klinën

Kandidati i AAK-së për Kuvendin Komunal të Klinës, Luigj Ademi, nga fshati Poterq, ka marrë sot mbështetje të fuqishme nga bashkëfshatarët e tij.

Ademi, ekonomist i diplomuar dhe aktivist i hershëm i Aleancës, garon me numrin 7 në listën fituese të AAK-së.

Ai ka qenë asamblisti më i votuar në zgjedhjet e vitit 2021 në Bashkësinë Lokale të Poterqit dhe është dëshmuar si përfaqësues aktiv, i përgjegjshëm dhe i afërt me qytetarët.

Përvoja dhe përkushtimi i tij e bëjnë një nga kandidatët më të besueshëm për të përfaqësuar interesat e qytetarëve të Klinës në Kuvendin Komunal.