Një shkollë në Gjakovë vendos ta ndërpresë grevën, nesër nis mësimi

Këshilli i Mësueseve të shkollës “Këlmend Rizvanolli” në Gjakovë ka vendosur që nesër më 14 shtator, të fillojë procesin mësimor, pavarësisht grevës së SBASHK-ut për shkak të kërkesave për 100 euro shtesë dhe pjesëmarrje në dialogun social mbi ligjin për pagat.

Në një postim në Facebook thuhet se një gjë e tillë bëhet për të mirën e nxënësve.

Mësimi do të zhvillohet me këtë orar:

Klasa përgatitore – Ora:10:00

Klasa I -Ora:13:00

Klasa II, III/2 dhe III/ 4 -Ora: 12:30

Klasa III/1 dhe III/3, IV dhe V – Ora: 8:00

“Për informata më të hollësishme, do të njoftoheni nga mësueset e klasave”, përfundon njoftimi.