Një person në fshatin Lybeniq të Pejës ka rënë në gropën ku po hapej një bunar, në afërsi të varrezave të fshatit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se thellësia ka qenë e madhe.
“Rreth orës 14:30 minuta, Policia është njoftuar nga një qytetar se në fshatin Lybeniq, gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e një bunari, në afërsi të varrezave të fshatit, ka rënë një person”, ka thënë Gashi.
Burimet e Klina info kanë bërë të ditur se një punëtorë fizik i kontraktuar nga një familje në Lybeniq, është future për ta hapur bunarin dhe nuk ka dalë më.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes