Një person gjendet i gjakosur dhe pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se po zhvillohen hetimet në lidhje me një vdekje të dyshimtë.

Viktima ishte gjetur pa shenja jete dje në orën 13:55 në Rr. Asllan Pushka, në Pejë.

Bëhet fjalë për një mashkull, ndërsa i njëjti u gjet i gjakosur.

“Raportohet se ne shtëpinë e tij është gjetur i gjakosur dhe pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion.