Një nga komandantët e KFOR-it takohet me kryetarin Zenun Elezaj, ka çfarë u bisedua

Angazhimi i liderëve kyç në komunën e Klinës

Vazhdojnë takimet e komandantit të RC-W-së me kryetarët e komunave të Kosovës Perëndimore
Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim, Kolonel Ivano Marotta, ka mbajtur sot një takim (Angazhim i lidereve kryesore) me Kryetarin e Komunës së Klinës, një nga Komunat e Kosovës Perëndimore, zonë e përgjegjësisë për asetet e KFOR-it të RC-W.

Bëhet fjalë për një takim institucional, shumë i rëndësishëm në dinamikën e bashkëpunimit civilo-ushtarak që e shohin RC-W të zhvillojë aktivitete në sinergji me Autoritetet Lokale.

Një moment i domosdoshëm për të zhvilluar projekte që synojnë mirëqenien dhe mbrojtjen e qytetarëve, në fushën e infrastrukturës, trafikut, shërbimeve kolektive, arsimit dhe prodhimit.

Në takim, palët biseduan për projekte të ndryshme, në një klimë të prekshme përzemërsie dhe empatie reciproke, e cila krijoi një bashkësi synimesh dhe një bashkëpunim efektiv në nivel social me zhvillimin e ideve të përbashkëta.

Aktiviteti hyn ne kornizën operative të mandatit të KFOR-it, në harmoni me rezolutën 1244 të vitit 1999, në kuadër të së cilës veprojnë njësitë shumëkombëshe të RC-W, nën udhëheqjen e Regjimentit të Kalorësisë së Piemontes (2) të Ushtrisë Italiane me synimin për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur, në kohë dhe hapësirë të lëvizjes, ndaj realitetit të çmuar multikulturor/ndërkulturor, të cilin Kosova e paraqet si shembull të prekshëm të takimit dhe bashkëjetesës mes popujve dhe feve.
#UnaForzaperilPaese