Nipi i Adem Jasharit ftohet për herë të parë te Kosova U17

Përzgjedhësi i Kombëtares U17, Arsim Abazi e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore kundër Bullgarisë U17 në Sofje.

Këto dy ndeshje do të zhvillohen më 14 e 16 prill, derisa në lista e futbollistëve është e bazuar kryesisht me lojtarë nga klubet vendore, njofton FFK.

Nisja e Dardanëve të rinj drejt Bullgarisë do të bëhet më 12 prill.

Kjo është lista e plotë e futbollistëve.

Është interesant të theksohet që nipi i Adem Jasharit, Igballi është ftuar për herë të parë te Kosova U17.