Nga sot Skenderaj ndan nga 100 euro për çdo fëmijë të porsalindur

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se që nga sot nga nisur aplikimi për të marrë subvencionim për çdo fëmijë të lindur gjatë vitit 2021.

Kryetari i kësaj komune Bekim Jashari, përmes një postimi në “Facebook”, njoftoi për dokumentet që duhet të kenë qytetarët që duan të aplikojnë për këtë subvencion.

“Të dashur qytetarë:

Nga sot ka nisur aplikimi për të marrë subvencionin për secilin fëmijë të lindur gjatë vitit 2021.

Për marrjen e subvencionit për fëmijët e lindur nga data 01.01.2021, në shumën prej 100 eurove për secilën lindje, duhet të keni këto dokumente:

1. Kërkesa (merret në sportelin nr. 13)

2. Fotokopja e letërnjoftimit të prindit

3. Dëshmi e vendbanimit të prindit

4. Certifikata e lindjes për fëmijën

5. Konfirmimi bankar”, njofton Jashari.

Theksohet se dorëzimi i aplikacioneve bëhet në çdo ditë pune, nga ora 08:00 – 16:00, në sportelin e Arkivit, nr. 13, në objektin e Komunës së Skenderajt.