Me moton “Nga Prizreni, për Prizrenin”, Bashkimi Demokratik i Prizrenit ka shpallur vizionin e tij politik për të ardhmen e qytetit. Subjekti premton një qeverisje të mirë dhe të përgjegjëshme, të bazuar në trashëgiminë kulturore dhe historike që brez pas brezi i ka dhënë identitet Prizrenit.
Në këtë kuadër, Ramadan Tarashaj, kandidat për Kuvendin e Prizrenit me numrin 5, ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të qytetit duke u mbështetur tek vlerat lokale dhe duke marrë vendimet brenda vetë Prizrenit.
“Dallimi ynë nga të tjerët është i qartë: Ne për Prizrenin, vendosim në Prizren”, thuhet në mesazhin e BDP-së.
Kandidati për kryetar të Prizrenit nga kjo parti, Zafir Berisha, së bashku me listën e asamblesë ku bën pjesë edhe Tarashaj, premton angazhim për të mirën e qytetit dhe gjeneratave që vijnë.