Dukagjini konfirmon trajnerin për edicionin e ri, priten risi të shumta

Rikthimi në elitën e futbollit kosovar nuk doli të jetë ashtu siç e kishin pritur në Klinë. Në fakt skuadra e Dukagjinit e nisë mirë edicionin e ri futbollistik, por më pas rezultatet lënë shumë për të dëshiruar.

“Hithat” renditen në pozitën e fundit të renditjes tabelare me vetëm tetë pikë të tubuara, por optimizimi te kjo skuadër nuk mungon.

Në një prononcim për Gazetën “Olle”, drejtori sportiv i kësaj skuadre, Fabian Veseli ka sqaruar risit për edicionin pranveror në skuadrën e tij.

Veseli, tha se në postin e trajnerit nuk mendojnë ndryshime dhe se Severin Elezaj pritet ta drejtoi skuadrën edhe në pranverë.

“Trajnerit Severin i besojmë dhe ky do të vazhdon të jetë pjesë e ekipit edhe në pranverë”, tha Veseli.

Tutje, ai zbuloi se disa lojtarë të ekipit tashmë do të lirohen me marrëveshje të dyanshme.

“Do t’i lirojmë disa lojtarë edhe pse kanë kontratë, gjithsesi lirimi i tyre do të bëhet me marrëveshje të dyanshme”, shtoi ai.

Për fund, Veseli tha se tashmë kanë filluar bisedimet me disa futbollistë vendor dhe pritet risi në skuadrën e Dukagjinit për edicionin pranveror.

Dukagjini, pritet të ketë punë jashtëzakonisht të vështirë në pranverë pasi gjendet 15 pikë larg zonës që siguron mbijetesën në Superligë.