Nëse vëreni ngritje të çmimeve nëpër markete ose barnatore, kontaktoni këtë numër të ATK-së

Frika nga përhapja e mundshme e kornavirusit bëri që edhe në Kosovë të ndërmerren masa lidhur me parandalimin e mundshëm të këtij virusi.

OBSH shpalli dje gjendje pandemike, ndërsa në Kosovë u ndërpre procesi edukativo-mësimor si dhe u morën një sërë vendimesh të tjera.

Por ajo çfarë është shqetësuese është fakti se shumë biznese kanë filluar të keqpërdorin situatën e krijuar, duke i ngritur çmimet e produkteve ushqimore dhe atyre higjienike.

Pas situatës së krijuar lidhur me çmimet, ministri i Financave, Besnik Bislimi ka vizituar sot Administratën Tatimore të Kosovës ku kërkoi masa rigoroze ndaj bizneseve të cilët keqpërdorin këtë situatë.

Por nga ATK tashmë është bërë publik një numër kontaktues ku qytetarët mund të njoftojnë për ngritjen e çmimeve në dyqane apo barnatore, raporton Indeksonline.

Me të marrë informatën, ATK do të dërgojë ekipin në vendin e ngjarjes, ku edhe do të ketë dënime të mëdha për keqpërdoruesit.

NJOFTIM

Lajmero kete numer per ngritjen e çmimeve në dyqane ose barnatore; 0800 80 800.

ATK-ja dërgon ekipin në vendin e ngjarjes dhe do të pësojnë dënime të mëdha”

SHARE