Katër persona arrestohen në Pejë për “falsifikim të parave”

Katër persona janë arrestuar të hënën në Pejë pasi që dyshohet se kanë kryer veprën penale “falsifikim i parasë”,

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, me datë 23 janar dy persona të panjohur kanë bërë këmbimin e 2500 dollarëve amerikanë, tё cilat i kanë këmbyer në valutën euro.

“Menjëherë njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, kanё dalë nё vendngjarje, dhe pas njё pune operativo-hetimore, më datë 25.01.2021, kanë arritur tё identifikojnë dhe arrestojnë katër persona tё dyshuar: Z.K. i lindur  në vitin 1982, H.K i lindur në vitin1988, E.K. i lindur në vitin 1988, E.K. i lindur në vitin 1984”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se te njëri nga të dyshuarit janë sekuestruar 4 mijë e 50 euro.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.