Nëse nuk mundesh ta ndihmosh, së paku bëje një Shperndarje që të Tjerët ta ndihmojnë!

Ramadan Pierva nga Kolovica e re në Prishtinë është i sëmurë nga mushkëritë. Mjekët i kanë thënë se duhet të heq njërën mushkëri. Në një prononcim për ORAinfo, Ramadani thotë se është në gjendje të rëndë ekonomike dhe për trajtimin e tij po i duhen para.
“Që dy javë kam qenë në spital, mjekët me kanë thënë se duhet të operohem dhe ta heq njërën mushkëri. Unë jam në gjendej të rëndë ekonomike dhe trajtimi po me kushton. Edhe gruan e kam të sëmurë, ishalla na ndihmon dikush se s’di qysh do t’ia dalim”, rrëfehet Ramadani.

Ai tregon se para 5 ditësh i ka vdekur një fëmijë. “Para 5 ditësh me ka vdekur një fëmijë pasi ka qenë shumë i sëmurë dhe nuk kam pasur mundësi që ta shërojë”, tregon ai. Ramadani bën apel nga ata që kanë mundësi t’i dalin në ndihmë. /Klina info/

Për të gjithë ata që kanë mundësi t’i ndihmojnë Ramadanin mund ta kontaktoni në këtë numër dhe xhirollogari bankare.
Tel: 045988 598
Xhirollogaria: 1702003028317757 NLB bank