Në ora 19:00 seancë e jashtëzakonshme, për ta votuar Vjosa Osmanin Kryeparlamentare

Nga ora 19:00 do të mbahet edhe një seancë e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet për Vjosa Osmanin në pozitën e kryeparlamentares.

Kjo seancë vjen pasi që paraprakisht është bërë votimi i qeverisë së re me kryeministër Albin Kurtin, me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

Express merr vesh se seanca do të fillojë në ora 19:00, derisa nuk dihet nëse opozita do të marrë pjesë. Paraprakisht partitë opozitare kanë dalë nga seanca kur u bë votimi qeverisë së re./