Në dy vjetorin e vdekjes, kujtohet veprimtari Hamdi Kamberi

Sot janë bërë dy vite nga vdekja e veprimtarit të LDK-së nga Klina, Hamdi Kamberi.

Në këtë përvjetor, Fadil Gashi, kryetar i Kuvendit Komunal në Klinë bashkë me miq e kolegë, e ka kujtuar Kamberin.

Ata kanë shkuar tek varri i tij, derisa thuhet se e përkujtojnë me mall e respekte.

Ndryshe, Kamberi ka qenë themelues i nëndegës së LDK-së në Jashanicë, Ushtar i UÇK-së, atdhetar dhe humanist i madh.

Ai ka vdekur nga një sëmundje e shkurtë.