Në ambulantën e një fshati të Istogut shkruan “Republika e Serbisë”

Nuk janë të rralla rastet, kur në Kosovë ndodhin gjëra të pazakonta.

Në fshatin Osojan të Komunës së Istogut, në ambulantë është vërejtur diçka më ndryshe.

Bëhet fjalë për një shkrim në gjuhën serbe. Në derë të ambulantës së fshatit shkruan:

“Republika e Serbisë”, “Qendra Shëndetësore- Istog- Osojan”.