Ndryshon orari për ndeshjen e parë mes Dukagjinit dhe Rijekas

Dukagjini, që po merr pjesë për herë të parë në gara evropiane, do të zhvillojë javën e ardhshme ndeshjen e parë në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku do të ketë për kundërshtar skuadrën e njohur kroate, Rijeka.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 27 korrik, në stadiumin “Fadill Vokrri”.

Klubi klinas ka njoftuar se ka ndryshuar orarin e fillimit të ndeshjes, shkaku i temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vendin tonë.

Kësisoj, ndeshja në fjalë do të luhet me fillim prej orës 20:00.

Njoftimi nga KF Dukagjini (pa ndërhyrje):

“Ne Prishtinë te enjten me 27 korrik, ora 20:00 (ndryshim orari shkaku temperaturave) ne stadiumin “Fadil Vokrri “, mirëpresim klubin Kroatë HNK Rijeka. Rreth shitjes së biletave do te njoftohemi shumë shpejtë”.