MPJ: Bota duhet t’i përgjigjet me vendosmëri Putinit

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka thënë se Kosova qëndron me Ukrainën pas veprimeve të fundit të Rusisë.

Në një postim më Twiter, MPJD ka theksuar se bota duhet t’i përgjigjet veprimeve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të drejtpërdrejtë të Rusisë. Putini po bën edhe një herë luftë kundër një demokracie paqësore. Ai ka bërë luftëra hibride kundër demokracive në të gjithë Evropën për shumë vite. Bota e lirë duhet t’i përgjigjet me vendosmëri Putinit dhe përfaqësuesve të tij”, thuhet në postimin në Twitter të MPJD-së.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar të hënën dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve ukrainase, Donetsk dhe Luhansk, të cilat kontrollohen pjesërisht nga separatistët e mbështetur nga Moska.

Pas këtij vendimi, Putin ka urdhëruar Ministrinë ruse të Mbrojtjes të dërgojë trupat ruse në rajonet lindore të Ukrainës, sipas një dekreti për njohje.

Ndaj këtij vendimi të Putin kanë reaguar, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian, ShBA-të, Kanada, të cilët kanë paralajmëruar sanksione ndaj Rusisë për këto veprime.