Ndahet nga jeta bashkëshortja e Bacit Zeqë, drejtorit të RTV Fontana

Me dhimbje të thellë njoftohet se dje ka ndërruar jetë bashkëshortja e Zeqir Mehmtaj, i njohur për publikun si Baci Zeq, drejtor i RTV dhe Radios Fontana nga Istogu.

Lajmi për ndarjen nga jeta të zonjës Mehmtaj ka prekur thellë familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e shumtë të familjes, si dhe gjithë komunitetin që e njeh dhe e vlerëson kontributin e z. Mehmtaj në fushën e medias lokale, shkruan KLINA info.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në vendlindje, ku të afërm, miq dhe qytetarë do t’i japin lamtumirën e fundit.

Klina Info i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mehmtaj dhe u uron forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.