Naser Gashi i bashkohet PDK-së në Klinë, Kryetari Sokol Bashota: Së bashku jemi më të fortë!

Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, ka mirëpritur në radhët e partisë një nga emrat e dëshmuar të luftës, Naser Gashin. Në një postim publik, Bashota ka shprehur mirënjohjen dhe vullnetin për bashkëpunim, duke theksuar se ky angazhim i ri forcon më tej rrugëtimin drejt fitores dhe zhvillimit të komunës së Klinës.

“Me vullnet dhe mirënjohje mirëprita një emër të dëshmuar të luftës që iu bashkua karvanit të fitores dhe rrugëtimit tonë për ndryshim dhe zhvillim të komunës sonë. Mirë se erdhe, Naser Gashi – së bashku jemi më të fortë dhe më të vendosur për ta çuar përpara vizionin e fitores. Suksese!”, shkroi Bashota.

Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm për fuqizimin e strukturave të PDK-së në Klinë, në prag të sfidave të ardhshme politike./Klina info/