Muriqi dhe Rrahmani, blerjet më të dështuara në Seria A

“La Gazzetta dello Sport” ka përgatitur një material, ku përcakton pesë blerjet, të cilat kanë rezultuar si dështime të merkatos së verës në Seria A. Midis tyre janë edhe shqiptarët Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi, që luajnë edhe me KosovënFundvitet janë edhe kohë analizash dhe bilancesh. Evidentohen sukseset, por edhe dështimet.

E famshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” ka përgatitur një material, ku përcakton pesë dështimet e merkatos së verës në Seria A.
Midis tyre janë edhe shqiptarët Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi, futbollistë që luajnë me Kosovën.Mbrojtësi Rrahmani u ble nga Napoli prej Veronës, për 14 milionë euro, plus 1.5 bonuse, por 26-vjeçari, edhe për arsye shëndetësore, ende nuk ka mundur të zhvillojë një ndeshje me skuadrën e Rino Gatuzos.

Në këtë renditje është edhe sulmuesi Muriqi, i cili u ble nga Lacio prej Fenerbahçesë për shumë e 18 milionëve eurove, ku kosovari edhe pse është aktivizuar 10 ndeshje me lacialët, ende nuk e ka provuar shijen e golit, duke e vënë në diskutim praninë te skuadra kryeqytetase.

Lista e blerjeve të dështuara është edhe Aleksandër Kolaverov që kaloi nga Roma te Inter, Johan Mojica që nga Girona kaloi te Atalanta dhe sulmuesi francez Keita, që nga Monako është bërë pjesë e skuadrës së Samdorias.