Mungesa e ndriçimit në Klinë, telash i madh për qytetarët

Shumë rrugë në Klinë kanë mbetur pa ndriçim. Të tilla janë rrugët “Mirush Daka” dhe “Zef Gjidoda”. Qytetarët për Klina info thanë se për këtë problem janë ankuar në Komunë, por ende nuk ka ndonjë reagim. Për shkak të mos ndriçimit, ata shpesh edhe nuk dalin gjatë natës. Gjithashtu thanë se kërkojnë që sa më shpejt të mirren masa e të rregullohen këto rrugë me ndriçim.