Motrat Duhani & Shemi Ilirët publikojnë këngën e re “Lakmia”

Skena muzikore shqiptare është pasuruar me një bashkëpunim të ri dhe tejet të veçantë.

Motrat Duhani dhe Shemi – Ilirët kanë lansuar projektin më të ri muzikor me titull “Lakmia”, një këngë që premton të bëhet hit falë temës aktuale dhe interpretimit emocional të artistëve.

Kënga vjen me tekst dhe muzikë nga Besim Bunjaku, një emër i njohur për krijimet e tij të fuqishme dhe me emocion.

Ermal Krasniqi ka realizuar orkestrimin, ndërsa tingujt e kitarës janë interpretuar mjeshtërisht nga Astrit Stafai, duke i dhënë këngës një dimension të veçantë muzikor.

Pjesë e rëndësishme e këtij projekti është edhe videoklipi, i cili është realizuar nga VideoArt Production.

Në klip shfaqen pamje artistike dhe skena që pasqyrojnë temën e këngës, duke theksuar konfliktet emocionale që sjell lakmia në marrëdhëniet njerëzore.

Artistët shprehin mirënjohje për mbështetjen e dhënë gjatë xhirimeve, duke falënderuar:
Ilaz Gashin, Labinot Gashin – Tushin, Liana Gashin si dhe Kullën e Gjinajve – Makresh, ku janë realizuar disa prej seteve filmike.

“Lakmia” tashmë është publikuar në Youtube dhe është pritur mirë nga publiku.