Mosmarrëveshje për një borxh, therret me thikë një person në Gjakovë

Është arrestuar një burrë në fshatin Molliq të Gjakovës pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi e ka sulmuar me thikë një burrë tjetër.

Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor,

Kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.