Momenti kur Bekim Haxhiu shihet duke goditur zyrtarin e Feronikelit në stadiumin “Riza Lushta” (VIDEO)

Ish-nënkryetari i FFK-së dhe deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu është bërë temë diskutimi në mediat vendore.

Kjo pasi ai gjatë ndeshjes përcaktuese për titull në konkurrencën e femrave ndërmjet KFF Mitrovicës dhe KFF Feronikelit ka fyer rendë kryesinë, trajnerët dhe futbollistet e Feronikelit.

Përveç kësaj ai është konfrontuar fizikisht edhe me zyrtarë të klubit nga Drenasi.

Madje Klan Kosova ka sigurua video, ku në një moment Haxhiu i njohur edhe si ‘Kamishi’ ka goditur një zyrtar të Feronikelit.

Gazeta inFokus nga burimet e saja mëson se personin që e ka goditur Haxhiu është, Ragip Veseli, zyrtar në klubin e Niklit.

Ndeshjen e ka fituar KFF Mitrovica me rezultat minimal 1-0, duke u shpall kampione e futbollit në konkurrencën e femrave.

E kryetar i klubit të Mitrovicës është vëllai ‘Kamishit’, Hajrullahu Haxhiu