Mirjeta Kalludra : Fitorja e LDK-së është fitore për krejt Kosovën.

Dega e LDK-së ka mbajt tubim në fshatin Çabiq të Klinës është mbajtur tubim elektoral ku me këtë rast Kryetari i nëndegës së LDK-së Maksim Buzhala ka hapur mbledhjen dhe falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje të cilët kanë qenë të shumtë në numër.

Më pas fjalën e mori kandidatja për deputete, Mirjeta Kalludra, kandidatja e lartëpërmendur tha se:” Ne e kemi më të lehtë me kërku votën për Vjosën.Ju garantoj që me LDK-në dhe me Vjosën në krye kriminelët dhe ata që e zhvatën shtetin do të shkojnë aty ku e kanë vendin. Ajo theksoi se Fitorja e LDK-së është fitore për krejt Kosovën. Ne do të jemi krah jush”. Ajo në fund u shpreh me fjalët” Votoni deputetët tanë se nuk gaboni”.