Ministrja Fitore Pacolli priti në zyrë përfaqësuesit e qytetarëve nga Klina, flet për ndaljen e Fabrikës së Çimentos

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka pritur në zyrën e saj përfaqësues të grupit qytetar nga Klina, të cilët ndër vite janë angazhuar në mbrojtjen e mjedisit.

Pacolli theksoi se angazhimi i qytetarëve ka qenë vendimtar, duke rikujtuar se katër vite më parë mbi 4000 qytetarë u bashkuan për të kundërshtuar projektin e fabrikës së çimentos.

“Ky ishte një sukses i përbashkët, ku zëri i qytetarëve dhe puna jonë e përbashkët u shndërruan në rezultat konkret. Ndaluam projektin e fabrikës së çimentos që do të dëmtonte jo vetëm Klinën, por edhe tërë Rrafshin e Dukagjinit”, ka shkruar ajo.

Ministrja shtoi se mbrojtja e mjedisit, respektimi i ligjshmërisë dhe dëgjimi i qytetarëve do të mbeten në themel të çdo vendimi institucional.