Ministria e Shëndetësisë: 89 për qind e të vdekurve nga COVID-19 ishin të pavaksinuar plotësisht

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 89 për qind e të infektuarve me COVID-19, të cilët ndërruan jetë gjatë periudhës 5 gusht – 1 dhjetor 2021, në Kosovë, ishin të pavaksinuar plotësisht.

Sipas të dhënave të publikuar nga kjo ministri, nga 1 mijë e 435 pacientë që kanë vdekur gjatë kësaj periudhe, 1 mijë e 280 prej tyre janë regjistruar në mesin e personave të pavaksinuar plotësisht.

“Kjo e dhënë tregon për rëndësinë e vaksinimit të plotë në frenimin e përhapjes së COVID-19, në parandalimin e infektimit me forma të rënda të sëmundjes dhe vdekjeve nga COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSh-së.