Memli Krasniqi në Klinë: Me Esat Racin do t’ia kthejmë përspektivën këtij qyteti

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi gjatë ditës së sotme ka qenë në Klinë, ku ka takuar kandidatin për kryetar, Esat Raci dhe kandidatët për Asamblenë komunale.

Përmes një postimi në FB Krasniqi ka thënë se qverisja e PDK-së e ka transformuar Klinën në qytet urban e me investime të shumta kapitale. Por, në katër vitet e fundit, kjo komunë ka stagnuar.

“Bashkë me qytetarët e Klinës, kryetari i ardhshëm Esat Raci, do ta kthej perspektivën e Klinës sepse kjo komunë nuk mund të jetë stacion udhëtimi për të rinjtë që s’po shohin perspektivë.

Klina duhet të bëhet adresë ku perspektiva është e hapur, e mundur dhe i ofrohet gjithsecilit pa dallim.

Për këtë, kryetari në ardhje Esat Raci, ka plan dhe e ka tërë mbështetjen e PDK-së, timen, të kryetarit të Degës, Sokol Bashota dhe çdo anëtari nga struktura qendrore e lokale”, shkruan Krasniqi.

17 tetori është datë kur ne shënojmë fitore, e Klina nisë rrugën e gjallërimit e zhvillimit.