Me datë 20 dhjetor aktivitet humanitar në Klinë

Me datë 20.12.2022 në Qendrën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, në Klinë, do të mbahet një event kuluro – artistik e që ka karakter human.

Ky event organizohet nga Brenda Gojani në bashkëpunim me Kuvendin e të Rinjve të Klinës dhe mbështetet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Klinë.

Aktiviteti “Dora – Dorës” nis në orën 17:00 dhe çmimi për pjesmarrje është 1 euro.

Fondet e mbledhura shkojnë për fëmijët në nevojë.