Me Antigonën, zëri i qytetarit në Asamblenë e Klinës

Antigona Zeqa, kandidate për asambliste nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), mban numrin 15 në fletëvotim dhe vjen me përkushtimin për të qenë një zë i përgjegjshëm, i matur dhe gjithmonë pranë qytetarëve.

E edukuar me vlerat e shërbimit ndaj komunitetit dhe e frymëzuar nga parimet e demokracisë dhe barazisë, Antigona synon të përfaqësojë qytetarët me ndershmëri, profesionalizëm dhe ndjeshmëri ndaj nevojave të përditshme të tyre.

Ajo i jep rëndësi veçanërisht arsimit cilësor, kujdesit social, fuqizimit të gruas, dhe ndërtimit të politikave lokale që e vendosin qytetarin në qendër.