Mbidoza, dyshohet të jetë shkaku i vdekjes së grimeres kosovare

Ka qenë i dhimbshëm lajmi për vdekjen e grimeres kosovare, Marigona Obërtinca. Por, edhe më e dhimbshme është dyshimi dhe arsyeja që ka çuar në vdekjen e saj.

Indeksonline mëson se “Make-up” artistja kosovare ka vdekur nga mbidoza. Burimet tona tregojnë se Marigona ishte shtrirë në spital pas përdorimit të tepruar të narkotikëve dhe nuk ka arritur të mbijetonte.

Përdorimi i narkotikëve në Kosovë është në nivel shqetësues kohët e fundit.

Statistikat tregojnë se numri i përdoruesve të drogës po rritet dhe se shoqëria kosovare është duke u përballur me një virus shtesë siç janë narkotikët./