Mbështetje nga diaspora për Zenun Elezajn, mërgimtarët rreshtohen pas kryetarit aktual të Klinës

Një grup i mërgimtarëve nga Klina, të udhëhequr nga Fredi Demiri dhe Lush Marku Ramiz Hoti kanë shprehur publikisht përkrahjen e tyre për kryetarin aktual të komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, në garën e tij për një mandat të ri.

Përmes një deklarate publike, mërgimtarët vlerësuan punën dhe angazhimin e Elezajt gjatë mandatit të kaluar, duke përmendur projekte konkrete që, sipas tyre, kanë përmirësuar jetën e qytetarëve dhe kanë sjellë zhvillim të qëndrueshëm në komunë.

Mërgimtarët u bënë thirrje bashkëqytetarëve që të dalin masivisht në votime dhe të përkrahin kandidaturën e Elezajt, duke e konsideruar atë si zgjidhjen më të mirë për vazhdimin e zhvillimit të Klinës.

Njoftimi i tyre i plotë:

U bëjëm thirrje publike të gjithë qytetarëve të Klinës që ta mbështesin kandidatin për krytetar.Prof. Dr. Zenun Elezaj që ka treguar përkushtim të vërtetë ndaj komunës sonë. Gjatë mandatit të tij janë realizuar projekte që kanë prekur drejtpërdrejt jetën tonë të përditshme, duke sjellë zhvillim dhe mundësi të reja. Besoj se vizioni i tij për të ardhmen është i qartë: një komunë më e fortë, më transparente dhe më e drejtë për të gjithë qytetarët. Të gjithë kemi përgjegjësi të kontribuojmë në këtë proces – prandaj më [12.10.2025] ju ftoj të dilni dhe të votoni
AK 174 ✅ për një të ardhme më të mirë.

/Artikull i sponsorizuar/