Shtatorja e dëshmorit të lirisë, Rizah Salihaj, ka mbërritur sot në fshatin Zabërgjë të Komunës së Klinës, ndërsa ceremonia solemne e përurimit pritet të mbahet nesër, më 20 tetor 2025, në ora 12:00.
Aktualisht, shtatorja ndodhet në vendin ku do të vendoset përfundimisht, shkruan Klina Info.
Këshilli organizativ ka njoftuar se ceremonia e nesërme do të zhvillohet në mënyrë të organizuar dhe me pjesëmarrje të gjerë.
Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë familjarë të dëshmorit, bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të institucioneve vendore dhe organizatave të dala nga lufta, si dhe qytetarë të shumtë.
Organizatorët theksojnë se ngritja e kësaj shtatoreje është një akt nderimi për sakrificën dhe heroizmin e Rizah Salihajt dhe një kujtesë e përhershme për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.