Këngëtari klinas Bledi Racaj sjell baladën e re “Natë e gjatë” në bashkëpunim me Dona Spahiun

Aktori dhe këngëtari nga Klina, Bledi Racaj, po vazhdon të jetë aktiv në tregun muzikor me projekte të reja e të suksesshme.
Pas suksesit të potpurisë me Vani Gjuzi dhe Blerina Dibrën, ai vjen këtë herë me një duet të veçantë përkrah këngëtares Dona Spahiu.

Balada e tyre e re, me titull “Natë e gjatë”, është një krijim i ndjerë që flet për një dashuri të humbur dhe një ndarje të imponuar nga të tjerët, pa dëshirën e dy të dashuruarve.
Kënga është punuar nga Miri Racaj dhe Drinor Zymberi, me producent Shpëtim Deskun, ndërsa vargjet janë shkruar nga dramaturgia Blerina Racaj.

Publiku e ka pritur me shumë pëlqim këtë projekt të ri, që tashmë ka marrë mijëra klikime në YouTube dhe po shpërndahet gjerësisht në rrjete sociale.