Masa për produktet bazë, Qeveria mblidhet të premten

Qeveria e Kosovës pritet të shqyrtojë projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Kjo do të bëhet në mbledhjen që pritet të mbahet gjatë ditës së nesërme.Sipas njoftimit nga qeveria në rend dite pritet t’i ketë 16 pika.

Një ligj i tillë për çmimet tavan, ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas njoftimit, mbledhja nis nga ora 09:30