Malishevë: Qytetari has në një granatë dore derisa po punonte arën

Një person, derisa ishte duke e pastruar një arë, ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa FSK ka asgjësuar granatën e dorës në mënyrë të kontrolluar.

“GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER- Lladroviq, Malishevë 24.02.2024-16:15. Ankuesi kosovar ka raportuar se, derisa ishte duke pastruar një fushë-arë, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë asgjësuar mjetin e dyshuar-granatë dore në mënyrë të kontrolluar.”