Luigj Ademi, nga fshati Poterq, është kandidat me numër 7 në listën fituese të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kuvendin Komunal të Klinës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Luigji është aktivist i hershëm dhe i përkushtuar i AAK-së, i angazhuar që nga themelimi i saj. Në zgjedhjet e fundit ai ishte ndër asamblistët më të votuar dhe është dëshmuar si përfaqësues aktiv, i përgjegjshëm dhe i afërt me qytetarët.
Me profesion ekonomist i diplomuar, ai ka përvojë të gjatë në menaxhimin dhe zhvillimin e sektorit privat, duke sjellë njohuri praktike e profesionalizëm në shërbim të komunitetit.
Ai njihet edhe si një person mjaftë modest, i hapur dhe i dashur me të gjithë qytetarët dhe komunitetin, duke dëgjuar problemet e sfidat e tyre pa dallim feje, moshe, etnie e gjinie.
Përvoja dhe përkushtimi i tij e bëjnë një kandidat të besueshëm për të përfaqësuar interesat e qytetarëve të Klinës në Kuvendin e Komunës.
7️⃣✅