Jose Mourinho ishte shumë aktiv gjatë ndeshjes të EFL Kupës kundër ish-skuadrës së tij, Chelsea.
Përveç një zënke që pati me Lampardin, “Special One” ishte protagonist edhe në një situatë shumë interesante.
Mbrojtësi i tij, Eric Dier vrapo në mënyrë të çuditshme drejtë tunelit për në pjesën e brendshme të stadiumit.
https://twitter.com/i/status/1311039090507218944
Mourinho iu vu pas dhe kamerat e filmuan atë duke bërtitur.
Për një çast të gjithë ishin të habitur se çfarë po ndodh por më pas u kumtua se Dier kishte shkuar për të kryer nevojë.
https://twitter.com/i/status/1311038615846293504