Ky është parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se këtë javë në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sipas IHMK-së, dita e hënë (sot), parashihet me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë ditëve tjera parashihen edhe me kushte për reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme dhe të nesërme në tërë vendin. 

SHARE