Lëkundet Kukësi, dy tërmete të njëpasnjëshme brenda pak minutash

Dy lëkundje sizmike kanë goditur rajonin verior të vendit në orët e pasditës së të dielës duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Tërmeti i parë u regjistrua rreth orës 13:30 minuta me magnitudë 4.4 Rihter dhe 10 minuta më vonë u regjistrua një tjetër me magnitudë 3.8.

Epiqendra e lëkundjeve ishin rreth 12 km larg qytetit të Kukësit dhe deri tani nuk ka të dhëna për dëme.