Lidhja Demokratike e Kosovës do të hapë zyrtarisht fushatën zgjedhore në Komunën e Klinës të hënën, më 16 shtator, me një ngjarje që do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, duke filluar nga ora 18:00.
Në këtë takim elektoral do të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, i cili pritet të mbështesë kandidatët lokalë dhe të prezantojë vizionin e partisë për zhvillimin e Klinës.
Gjatë eventit do të prezantohet lista e kandidatëve për Asamblenë Komunale si dhe programi zgjedhor i degës së LDK-së në Klinë, me fokus në qeverisje transparente, zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenie për qytetarët.