Largohet nga Infektiva ministri i Shëndetësisë, nuk flet lidhur me ngjarjen

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është larguar nga Klinika Infektive e QKUK-së.

Ai nuk ka folur asgjë lidhur me ngjarjen e fundit, ku po dyshohet për mosfunksionim të respiratorëve të oksigjenit, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë që Zemaj në ora 13:00 ka takim me kryeministrin Avdullah Hotin dhe përfaqësues të tjerë të shëndetësisë./