Ky është rezultati nga numërimi i 5 mijë votave të para me kusht

Rreth 5 mijë vota me kusht janë numëruar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri tani.

Nga ky numërim, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 2.230 vota, Partia Demokratike e Kosovës 1.134, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 695, Lidhja Demokratike e Kosovës 491, Nisma Socialdemokrate 172 etj.

Janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë komunave të ndryshme dhe që do të numërohen këtu në QNR