Klina info para pak çastesh raportoi për një ngjarje tragjike, ku një punëtor i ndërtimtarisë ka vdekur në vendin e punës në qytetin e Skenderajt.
i ndjeri është: Robert Veliu, rreth 40 vjeçar.
Lajmin e vdekjes së tij e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj komune, Fadil Nura.
Kujtojmë që të hënën në Gjakovë kanë vdekur dy punëtorë të ndërtimtarisë pasi të njëjtit derisa ishin duke punuar kanë rënë nga objekti ku ishin duke punuar. /IndeksOnline/