Ky është mërgimtari të cilin e sulmoi Armend Zemaj

Një incident fizik ka ndodhur sot në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, ku është përfshirë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, dhe një qytetar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë xhirimit të një interviste, e cila përfundoi me përplasje fizike mes Zemajt dhe qytetarit të identifikuar si mërgimtari Nuha Osmani,

Sipas dëshmive fillestare, incidenti ka nisur pas disa fyerjeve dhe ofendimeve verbale që Osmani i kishte drejtuar deputetit Zemaj, çka më pas ka rezultuar me një reagim fizik nga ana e këtij të fundit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është njoftuar për rastin dhe ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se “sot rreth orës 15:00 është pranuar informata për një konflikt fizik në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë” dhe se “palët e përfshira janë duke u intervistuar në polici”.