Ky është çmimi i një statuje “Oscar”

Vlera dhe çmimi i një statuje “Oscar”.

Një çmim “Oscar” në industrinë e filmit, vlerësohet si ndër çmimet më prestigjioze që mund të marrë një artist.
Sa është vlera e një statuje “Oscar”?
I NGJAJSHËM
‘JOKER’ DHE ‘IRISH MAN’ UDHËHEQIN NË NOMINIMET PËR ÇMIMET ‘OSCAR’Në një video të vitit 2017 të prodhuar nga Coinage, kompania personale e financave e Time Inc, thuhet se kostoja e bërjes së një statuje “Oscar” është rreth 400 dollarë (307 £).
Në vitin 2015, një gjyqtar nga Los Angeles vendosi që një statujë e fituar në vitin 1942 nga Joseph C Wright, e cila më parë ishte shitur për 79,200 dollarë (61,180 £) – duhet t’i jepej Akademisë për 10 dollarë.Nga viti 1951 një rregull përcaktonte që ata që fitojnë një statujë “Oscar”-i dhe trashëgimtarët e tyre, nuk mund ta shesin atë pa ia ofruar më parë Akademisë për 10 dollarë.
Disa vjet më parë rregullorja ndryshoi, kështu që ata që disponojnë një “Oscar” dhe që dëshirojnë ta shesin atë, duhet së pari t’ia ofrojnë Akademisë për 1 $ (77p).“Fituesit e çmimeve nuk do të shesin statujën e “Oscar”-it, as të lejojnë që ajo të shitet pa ia ofruar më parë Akademisë për shumën prej 1 $”.