KVF Dukagjini pëson humbjen e parë nga KVF Klina

Sot është luajtur dërbi i qytetit në volejboll të femrave, ndërmjet KVF Dukagjini dhe KVF Klina, ndeshje e luajtur në kuadër të ligës së parë të volejbollit.
Ndeshja u fitua nga vashat e KVF Klina, duke ia shkaktuar kështu humbjen e parë në këtë stinor KVF Dukagjinit.
Vlene të theksohet se ndeshja është ndërprerë për disa minuta, pasi në palestrën e sporteve kanë hyrë një numër i madh i shikuesve, të cilët pasi janë larguar nga policia ndeshja ka rifilluar në mënyrë të rregullt.

SHARE